Ronaldinho ka refuzuar të quajë Lionel Messin si më i miri në histori të futbollit, pasi ka bërë të ditur se ishin tre lojtarë më të mirë se argjentinasi.
Ylli 33-vjeçar e theu rekordin me gjashtë Topa të Artë të fitua, një më shuam se rivali i përbetuar Cristiano Ronaldo në dhjetor të vitit të kaluar.
Ronaldinho, që luajti përkrah Messit te Barcelona, kishte uruar argjentinasin për trofeun e pranuar nga France Football.
Sidoqoftë, fituesi i Kupës së Botës e kishte të vështirë që të thoshte se argjentinasi është më i miri i të gjitha kohërave.
“Jam shumë i lumtur që Messi e ka fituar Topin e Artë. Ne ishim shokë gjatë kohës kur luanim te Barcelona”, ka thënë Ronaldinho për Marcan.
“Por, nuk më pëlqen të bëjë krahasime dhe është e vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave”.
Aty janë Diego Maradona, Pele, Ronaldo (Fenomeni), është e vështirë të thuhet se Messi është më i miri në histori të futbollit. Mund të them se ai është më i miri i epokës së tij”, ka shtuar më tej Ronaldinho.
Messi në të kaluarën kishte thënë për brazilianin se ishte aty ku ishte për shkak të tij, që i ka ndihmuar te Barcelona të rritej, mirëpo duket se tani dyshja nuk kanë raporte të mira. /Telegrafi/