Ronaldinho dhe Sergio Aguero e kanë uruar Lionel Messin për golin e tij të 500-të me Barcelonën.
29 vjeçari mori skuadrën mbi supe dhe e dërgoi drejt fitores me Real Madridin me rezultat 3-2.
Messi ishte magjik në fitoren e Barcelonës me dy gola shumë të bukur duke e hapur garën në La Liga.
Forma e tij e mirë dhe golat e kanë kënaqur edhe Ronaldinhon që e ka përgëzuar Messin.
“Leo, vëllai im, po ta duroj një mesazh për të uruar për golin tënd të 500 –të”.
“Ta kam dhënë golin e parë prej atyre 500 golave dhe jam shumë i lumtur, urime dhe ke të gjithë dashurin time”.
Edhe bashkëlojtari i tij te Argjentina, Aguero, ka uruar lojtarin.
“Përshëndetje Papi, dua të uroj por golin e 500-ë, jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të shënosh edhe shumë të tjerë”, ka thënë sulmuesi i Manchester Cityt. /Telegrafi/