Ronaldinho ka thënë se ish-klubi i tij, Barcelona, është duke e monitoruar Philippe Coutinhon dhe katalunasit e admirojnë futbollistin e Liverpoolit.
Legjenda braziliane, i cili e ka bartur fanellën e Blaugranëve gjatë viteve 2003-2008, tash është ambasador i Barcës dhe beson se Luis Enrique interesohet për 24-vjeçarin e Redsave.
“Ai ka qenë një prej lojtarëve më në formë në Evropë këtë sezon dhe e di se atë e admirojnë te Barcelona”.
“(Megjithatë) Liverpooli do të përpiqet ta mbajë, sepse e ka ndërtuar skuadrën rreth tij. Por, kur luan në atë nivel, atëherë gjithmonë ka interesim”, ka deklaruar Ronaldinho për The Sun.
Ndryshe, Coutinho aktualisht është i lënduar, ndërsa pritet të kthehet në javët e ardhshme. /Telegrafi/