Pjesë e ceremonisë së FIFA-s për ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit ishin edhe Ronaldinho dhe Dani Alves.
Dy brazilianët që në të kaluarën kanë luajtur për Barcelonën u pyetën se është dobësuar Real Madridi me largimin e Crsistiano Ronaldos.
Por, këtu dy ikonat e Brazilit kanë mendime të ndryshme:
“Reali është më i dobët pa Cristiano Ronaldon, do të ndihet mungesa e tij”, ka thënë Ronaldinho.
About last night… ✨ pic.twitter.com/1JZUhRHN0j
— 433 (@433) September 25, 2018
Kështu nuk mendon edhe mbrojtësi i Paris Saint Germainit, Alves: “Është një gënjeshtër ajo që Real Madridi është më i dobët pa Cristiano Ronaldon”.
Se a është dobësuar Reali me largimin e CR7 këtë do ta tregojë vetëm koha, deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë shenjë të theksuar dobësimi.
Ronaldo në verë i është bashkuar Juventusit dhe në dy ndeshjet e fundit në Serie A ka shënuar tre gola. /Telegrafi/