Cristiano Ronaldo thuhet se i ka dhënë çmimin e tij Globe Soccer ‘Lojtari i Vitit’ sulmuesit të Bayern Munchen Robert Lewandowski në një gjest të pabesueshëm.
Superylli i Juventusit ishte vendosur të merrte çmimin në Dubai të dielën pasdite pasi një votim i tifozëve e vlerësoi atë si lojtarin më të mirë të vitit 2020.
Por, Tuttosport pretendon se 35-vjeçari dhe agjenti Jorge Mendes vendosën ta refuzojnë atë.
Arsyeja? Ata menduan se ishte i padrejtë dhe mendojnë se Ronaldo e fitoi atë vetëm bazuar në popullaritetin e tij, me Lewandowskin që ishte fituesi i merituar.
Polaku ka shënuar 55 gola në vitin 2020 dhe ndihmoi Bayernin të fitonte tripletën, i kryesuar nga një triumf i Ligës së Kampionëve në verën e këtij viti.
🇵🇱 Robert Lewandowski is named the Player of the Year for the first time at the #GlobeSoccer Awards 👏 pic.twitter.com/umcqXvpFhY
— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) December 27, 2020
Ronaldo nuk mbeti duarbosh, pasi fitoi çmimin ‘Lojtari i Shekullit’ .
Ai e ndërtoi emrin e tij në disa nga klubet më të mëdha në botë duke përfshirë Manchester Unitedin, Real Madridin dhe aktualisht Juventusin.
35-vjeçari mbajti një fjalim në ceremoni dhe tha: “Për 20 vjet rresht kam luajtur dhe shënuar si profesionist, nuk e dija që kishte një rekord tjetër për të thyer”.
“Është kënaqësi të dëgjoj për rekordet, unë i kam arritur të gjitha këto, por pa shokët e mi të skuadrës, pa një ekip të shkëlqyeshëm, nuk do t’i kisha arritur këto rekorde”.
“Është një arritje e jashtëzakonshme. Më jep motivimin për të ecur përpara”.
“Të emërohesh si më i miri është një nder i madh, shpresoj që kjo situatë të ketë mbaruar vitin e ardhshëm dhe të mund të argëtohemi më shumë, faleminderit shumë”.
“Shpresoj të jem akoma në gjendje të luaj për më shumë vite”, ka shtuar më tej ai
Është edhe një tjetër vlerësim individual për Ronaldon, i cili ka fituar pesë Topa të Artë në karrierën e tij të ndritur. /Telegrafi/