Telegrafi

Rona Nishliu shfaqet nga pushimet në Meksikë, nuk zbulon tërë trupin me bikini (Foto)

Këngëtarja Rona Nishliu shquhet për potencën e saj vokale dhe paraqitjet dinjitoze në kompeticione të ndryshme.

Ndonëse nuk është shumë aktive me projekte të reja në muzikë, Nishliu vazhdon të pëlqehet dhe të mbahet mend nga publiku për hitet e saj në karrierë.

Rona Nishliu shquhet për vokalin e saj të fuqishëm. Burimi i fotos: instagram

E njëjta nuk është edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ndonëse numëron me mijëra ndjekës.

Megjithatë së fundmi, Rona është parë të jetë pak më shumë aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Lexo po ashtu Nuk na dhanë asnjë pikë në "Eurovision", por këngëtarët nga Rumania 'çmenden' pas këngës "Suus" (Video)

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi nga pushimet që po kalon në plazhet e Meksikës.

Këngëtarja Rona Nishliu aktualisht po shijon pushimet në meksikë. Burimi i fotos: Instagram

Me flokë të shkurtra, e pa grimuar dhe me prapavijë nga bregdeti, Rona dukej e mahnitshme në këtë imazh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndonëse ishte me bikini, këngëtarja nuk preferoi që të shfaq lijat trupore, duke publikuar një ‘selfie’ vetëm nga pjesa lart.

Komplimentet dhe pëlqimet nga ndjekësit e saj të shumtë nuk kanë munguar. /Telegrafi/