Telegrafi

Rona Nishliu e quan reperin Capital T “picimul” (Foto)

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu aktualisht është e angazhuar me rolin e saj si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice of Albania 6”.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë shumë e aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi nga përditshmëria e saj ose prapaskenat e spektaklit.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video, ku shfaqet një grua shtatëzënë nën tingujt e këngës “My Willing Heart” të këngëtarit James Blake.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E ky postim i këngëtares duket se ka rënë në syrin e kolegëve, madje reperi Capiatl T e ka quajtur “kopjace” Ronën në komentin e tij.

Ndërsa kjo e fundit, “e nxehur” paksa nga komenti, ia ka kthyer atij me fjalët “Picimul”.

Sigurisht që kjo ka qenë një shaka e të dyve, pasi dyshja ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/