Telegrafi

Ron Zaiti publikon këngën e parë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me kompaninë muzikore të Dafina Zeqirit

Artisti i njohur, Ron Zaiti është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Zaiti ka publikuar këngën e parë që kur ndau rrugët me ‘label’-in e Dafina Zeqirit “Moneyz”.

Projekti mban titullin “Papi papi” dhe erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilin u kujdes Egli Cela.

Foto: Screenshot/YouTube

Producent i këngës është Ron Zaiti bashkë me Bled Beats, ky i fundit realizoi edhe ‘beat’-in, miksimin dhe masterizimin.

Lexo po ashtu Ron Zaiti konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Dafina Zeqirin, thotë se ajo e fshiu këngën e tij me Semi Jaupaj nga YouTube

Ndërkohë, teksti u shkuan nga vet Roni bashkë me Elinel.

Kënga e plotë tashmë gjendet në kanalin zyrtar të artistit në YouTube. /Telegrafi/