Site icon Telegrafi

Romës i arrin transferimi më i ri, turku Under gati për Serie A (Foto)

Futbollisti i kombëtares turke, Cengiz Under, ka arritur në Romë dhe është shfaqur mjaftë i lumtur. 

Mesfushori kreativ ka fluturuar së bashku me agjentin e tij për tu bashkuar me Romën.

Roma do të paguajë 15 milionë euro, por edhe 20 për qind të shumës së parave që do t’i arkëtonin romakët në rast se e shesin në të ardhmen lojtarin në ndonjë ekip tjetër, do të shkojnë në llogarinë e Basaksehirit, transmeton Telegrafi.

“Jam i lumtur”, tha ai në ditën e ditëlindjes së tij të 20-të.

“Po fillon një aventurë e re për mu. Forca Roma!”, deklaroi turku që njihet si Dybala i Turqisë.

Cengiz nesër do të jetë në Klinikën Villa Stuart për testet mjekësore. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MwTKWb4gUsk

Exit mobile version