Site icon Telegrafi

Romero i kërkon sërish Unitedit që ta lejojë të largohet

(Foto: Instagram/sergioromero)

Portieri i Manchester Unitedit, Sergio Romero, dëshiron që klubi t’ia ndërpresë kontratë në mënyrë që të gjejë klub të ri – raporton The Sun.

33-vjeçari deshi të largohej nga Old Traffordi gjatë afatit të kaluar kalimtar, mirëpo një gjë e tillë iu pamundësua nga klubi anglez.

Ai ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në fund të këtij sezoni, mirëpo nuk ka dashur të qëndrojë, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit.

(Foto: Instagram/sergioromero)

Romero dëshiron ta vazhdojë karrierën në Major League Soccer (MLS), ku natyrisht se do të kishte përfitime më të mirë financiare.

Lexo po ashtu Gruaja e Romeros me kritika ndaj Unitedit që nuk e lejoi portierin të largohej

Gjatë afatit veror, Evertoni kishte shprehur interesim për huazimin e tij, mirëpo Unitedi e bërë të pamundur transferimin, pas kërkonte 11 milionë euro për ta lejuar largimin e tij, ashtu që marrëveshja dështoi. /Telegrafi/

Exit mobile version