Site icon Telegrafi

Romeo Veshaj: E lashë shkollën sepse nuk kisha para ta paguaja

Foto: Screenshot/Instagram

Banorët e Big Brother VIP Albania 3 po shijojnë ditët e fundit në shtëpinë e famshme.

Ata së fundmi janë vënë përpara disa pyetjeve, ku duhej të përgjigjeshin të gjithë.

Pyetjes se cila është ëndrra e tyre në sirtar, Romeo i është përgjigjur: “Kam dashur shumë të bëja shkollën po nuk kam pasur mundësi, vitin e dytë e lashë se nuk mund ta paguaja”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Më vjen keq”, u shpreh aktorja Egla Ceno në anën tjetër.

Lexo po ashtu Momente gazmore në shtëpinë e Big Brother - Romeo bën 'strip' për Heidin dhe Eglën

Moderatori gjithashtu ka folur edhe për historinë e dashurisë që krijoi brenda me Heidi Bacin.

Foto: Screenshot/Instagram

Moderatori tha se fillimisht ka pëlqyer buzëqeshjen e modeles dhe se i është dukur ndryshe nga vajzat e tjera.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën (25 maj), ku garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version