Telegrafi

Romeo Veshaj dhe Diona Fona publikojnë duetin “Amante”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona dhe aktori Romeo Veshaj janë bërë bashkë për një bashkëpunim.

Dyshja së fundmi kanë publikuar këngën me titullin “Amante”, të cilën e kompletuan edhe nga ana vizuale.

Producent i këngës është kantautori, Elgit Doda, teksa teksti u shkruan nga Romeo, Elgiti dhe vetë Diona.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterzimi u realizua nga Marenglen Boja, ndërsa videoklipi u kompletua nga “Fullmoon Production” me regji të The Claudia.

Foto: Screenshot/YouTube

Kujtojmë që ky bashkëpunimi i Romeos vjen pas atij tejet të suksesshëm që solli me këngëtarin Ermal Fejzullahu gjatë verës që lamë pas “Më e mira”.

Ndërkohë, e fundit këngë nga Diona ishte ajo solo “Zari”. /Telegrafi/