Romeo Veshaj është një nga personazhet e Big Brother shumë të pëlqyer nga publiku.
Këtë tashmë e ka dëshmuar pasi është shpallur edhe i preferuar në kuadër të një televotimi që u bë gjatë spektaklit.
Ai ka krijuar debate e ka qenë shumë shpesh në qendër të vëmendjes, gjë që e ka bërë edhe më të fuqishëm në lojë.
I njëjti së fundmi ka treguar për një rast që ka të bëjë me jetën e tij private.
Gjatë bisedës me banorët, prezantuesi flet për një vajzë që i ishte fiksuar.
“Unë shkova pas një vajze për dy vjet dhe pastaj u ndava”, ka thënë Veshaj.
Konkurrentët më pas filluan të qeshnin duke treguar të gjithë histori të ngjashme. /Telegrafi/