Elgit Doda i ka dërguar një mesazh mikut të tij, Romeo Veshajt, i cili ndodhet në Big Brother VIP Albania 3 që nga 13 janari.
Përmes ‘Big Love’, ai ka shprehur mallin që ka për mikun e ngushtë dhe se do që ta fitojë këtë format.
“Vëlla se bo vaki nuk i fik dritat e asaj shtëpie më mirë rri aty brenda dhe mos dil më. Të dua vëlla, ke treguar që ke një zemër të madh dhe që je ai Romeo që unë njoh. Mos të flas se sa shumë më ka marrë malli se fillojmë të qajmë të dy”, thotë Elgiti në mesazh.
Tutje, ai theksoi: “Po të them që po të pres se kemi shumë gjëra që kemi lënë përgjysmë jashtë, të dua vëlla. Heidi përqafime shumë dhe për ty, çifti më i mirë”.
Me të lexuar këtë, Romeo shpërtheu në lot duke treguar se edhe atij po i mungon shumë.
“Të dua vëlla, më mungon shumë”, ka qenë përgjigja e moderatorit të “Më lër të flas”.
Ata janë prej shumë vitesh miq dhe kanë realizuar edhe disa bashkëpunime. /Telegrafi/