Spektakli Big Brother VIP ka vazhduar edhe sonte me surpriza interesante.
Sonte (e martë), në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka hyrë vëllai binjak i Donald Veshaj, Romeo.
Fillimisht është realizuar një takim emocionuese pas 60 ditësh mes dy vëllezërve, i cili u përcoll me lot e përqafime mes tyre.
Teksa Romeo i dha dusa këshilla vëllait binjak duke i thënë që të bëjë atë që ndjenë, dhe se po ia del shumë mirë në rrugëtimin e tij brenda.
Ata nuk e kanë lënë anash as komentimin e situatës së ndodhur mes tij, Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemanit.
Romeo i tha se në këtë situatë Donaldi është treguar i drejt, duke i bërë të ditur se e ka përkrahjen e tij në çdo gjë që bën.
Teksa më vonë është bërë një ndërrim mes tyre, dhe në vend të Donaldit banorëve iu është bashkuar Romeo, për të parë nëse ata do të mund të bënin dallimin mes tyre.
Me të hyrë brenda Romeo, i cili ka ndërruar rrobat me Donaldin, fillimisht banorët nuk kanë arritur të bëjnë dallimin mes tyre, duke vepruar njëjtë ndaj tij pa patur reagime.
Por, kjo zgjati pak minuta pasi disa nga banorët reaguan duke e vënë re që ai në fakt ishte Romeo.
Ky moment mori reagime pozitive dhe u prit mirë nga banorët.
Ndërkohë, kujtojmë që sonte bëhet nominimi i banorëve që dalin në votim për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother VIP të premtën. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.