Telegrafi

Romeo largon Semin nga Instagrami i Donaldit, pasi këngëtarja e hoqi këtë të fundit

(Foto: Screenshot/TopChannel/Instagram/semijaupaj)

Vëllai binjak i aktorit Donald Veshaj, Romeo, i cili e menaxhon faqen e Instagramit të banorit të Big Brother VIP, ka vendosur ta fshijë nga lista e miqve Semi Jaupajn, e cila vetëm pak ditë më parë ia hoqi ‘ndjekjen’ Donaldit.

Këngëtarja reagoi keq pas puthjes së Donaldit me Beatrix Ramosajn, por përsëri i uroi të jetë i lumtur me zgjedhjen e tij.

Romeo, pasi hyri në shtëpinë e Big Brother VIP i dha mbështetje vëllait të tij dhe mesa duket ka filluar të marrë ‘hak’ me çdo person që i është kundërvënë Donaldit me zgjedhjen e tij për Trixën – transmeton Top Channel.

(Foto: Top Channel)

Theksojmë që artistja nga Shqipëria edhe sa ishte brenda shtëpisë nuk mungoi një ditë pa përmendur miken e saj të ngushtë, prezantuesen Bora Zemani, me të cilën Donaldi ka qenë në një lidhje.

Lexo po ashtu Ish-banori i BB VIP, Igli Zarka flet për detajin që vërejti kur Donaldi foli për lidhjen me Beatrix dhe të shkuarën me Borën

Ndërkohë, kujtojmë që Romeo shfrytëzoi ngjashmërinë e tij me vëllanë binjak për të luajtur për disa minuta rolin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP.


* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.