Telegrafi

Romeo, Juli dhe Elvisi prishin festën e vajzave në BBVA – shkaktojnë të qeshura me transformimin

Një darkë speciale është organizuar në natën e sotme (e diel) vetëm për vajzat e Big Brother VIP Albania 3.

Ato janë zhvendosur në një dhomë speciale, ndërkohë që i janë përgjigjur disa pyetjeve.

Të njëjtat kanë biseduar me njëra-tjetrën e kanë zbuluar disa sekrete, nëse i kanë bërë apo jo.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, derisa po e shijonin këtë mbrëmje, në dhomë ndërhynë disa banorë specialë.

Lexo po ashtu "Prisnin që të kryeja marrëdhënie me Gazin" - Meri Shehu e revoltuar pas daljes nga Big Brother

Romeo, Juli dhe Elvisi janë lyer e bërë sikurse femra, vetëm për të marrë pjesë në këtë darkë.

Ky moment ka shkaktuar të qeshura te konkurrentet, të cilat u habitën nga këto veprime.

Në nominim për këtë javë janë: Romeo Veshaj, Elvis Myrtaj dhe Heidi Baci. /Telegrafi/