Romeo dhe Donald Veshaj po vijnë me një bashkëpunim të ri me Elgit Dodën dhe Claydee
Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshja po vazhdojnë punën intensive për projekt të reja muzikore.
Teksa secili prej tyre sollën këtë sezon veror duete, Romeo me Ledi Vulën, ndërsa Donaldi me Luiz Ejlli, ata tanë janë bërë bashkë edhe një herë tjetër.
Dyshja po punojnë për një këngë të re që do të jetë një bashkëpunim me kantautorin Elgit Doda dhe artistin shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Claydee.
Ata kanë publikuar një pjesë të shkurtër gjatë xhirimeve të klipit, teksa ndanë edhe një fragmet të këngës.
“Habibi lele”, së shpejti ka shkruar Romeo në mbishkrimin e videos që postoi në llogarinë e tij në Instagram.
Kujtojmë që krahas angazhimeve me muzikë, Romeo dhe Donaldi pak javë më parë përfunduan sezonin e emisionit të përjavshëm “Më lër të flas”.
Dyshja në këtë periudhë janë gjithashtu prezent me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/