Telegrafi

Romario krahason “ekipin e ëndrrave” me Barcelonën e Guardiolës: Unë isha më i mirë se Messi

Legjenda braziliane, Romario de Souza Faria ishte sigurisht një futbollist ndryshe, ai që përcaktoi një epokë te Barcelona.

Kjo ndodhi pavarësisht se kaloi vetëm dy sezone në klub dhe u përfshi në episode të herëpashershme të diskutueshme.

Ai ishte pjesë e një prej skuadrave më të mira të Barcelonës në historinë e klubit, i njohur si Dream Team apo “ekipi i ëndrrave” i Johan Cruyff , së bashku me lojtarë të tjerë legjendar.

Dream Team vs Barcelona e Guardiolës

Në një intervistë për ESPN, Romario u pyet se cila Barcelona ishte më e mirë, nëse ishte ajo në të cilën ai luajti apo ajo e trajnerit Pep Guardiola vite më vonë.

E, braziliani legjendar madje pohoi se ishte më i mirë se Lionel Messi, teksa krahasoi lojtarët e të dyja ekipeve pozicion për pozicion.

Kur diskutoi Messin, i cili luajti në një rol më qendror për Guardiolën, Romario shpjegoi pse mendon se ishte një qendërsulmues më i mirë.

“Ne jemi lojtarë të ndryshëm dhe, në pozicionin e tij, ai është më i mirë. Por, në pozicionin tim, unë jam më i mirë se ai”, tha fituesi i Kupës së Botës 1994. /Telegrafi/