Afati kalimtar i transferimeve të kësaj vere do të mbyllet për vetëm pesë ditë.
Deri më tani, Barcelona ka nënshkruar vetëm me dy lojtarë të rinj – Pau Victor dhe Dani Olmo.
Pozicioni i krahut të majtë mbetet i paplotësuar, pavarësisht se është një prioritet kryesor për klubin.
Pasi përjashtuan Nico Williams, katalanasit raportohet se e zhvendosën fokusin e tyre te Federico Chiesa, i cili do të ishte një opsion shumë më i favorshëm për buxhetin.
Por, sipas Fabrizio Romanos, katalanasit nuk kanë paraqitur ende një ofertë zyrtare për yllin e Juventusit.
Barcelona do të tentojë në këtë javë që të finalizojë transferimin e Chiesas edhe pse do të jetë shumë e vështirë të realizohet, duke ditur krizën financiare që i ka kapluar.
Juventusi thuhet se kërkon së paku 15 milionë euro për kartonin e italianit, ndërsa Barcelona raportohet se nuk do të ofrojë më shumë se 10 milionë. /Telegrafi/