Telegrafi

Roman Abramovich po vuan nga simptomat që dyshohet se vijnë si pasojë e helmimit

Wall Street Journal raporton se oligarku rus dhe njëherit pronari i klubit anglez të futbollit Chelsea, Roman Abramovich, si dhe disa anëtarë të ekipit negociator për paqe nga pala ukrainase – mund të jenë duke vuajtur nga simptomat që dyshohet të jenë nga ndonjë helmim.

Siç raporton WSJ, simptomat janë bërë më të theksuara pas takimit në Kiev, që është zhvilluar në fillim të këtij muaji, transmeton Telegrafi.

Abramovich së fundmi ka udhëtuar shumë mes Moskës dhe Kievit, për të vazhduar bisedimet për arritjen e mundshme të ndonjë marrëveshje për paqe – duke luajtur rolin e ndërmjetësuesit.

Lexo po ashtu Afro 5.000 persona të vrarë në Mariupol

55-vjeçari, ishte një prej njerëzve më të goditur nga sanksionet e vendeve perëndimore për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Raportohet se është përfshirë në negoaciata, për të ndihmuar që të arrihet ndonjë marrëveshje e mundshme që do t’i jepte fund luftës së përgjakshme. /Telegrafi/