Telegrafi

Romagnoli te Milani deri në vitin 2022

(Foto: Getty Images)

Alessio Romagnoli e ka vazhduar kontratën e tij me Milanin, kanë bërë të ditur nga klubi italian.

Me kontratën e re, 23-vjeçari është lidhur me Rossonerët deri në vitin 2022, ndërsa njoftimi është bërë në formë befasie përmes një videoje të publikuar në faqen e klubit në Facebook.

Ka pasur spekulime se Juventusi i kërkonte shërbimet e mbrojtësit italian, prandaj Milani ka reaguar për t’u dhënë fund thashethemeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Alessio Romagnolin

Romagnoli është produkt i Akademisë së Romës, ndërsa në San Siro u transferua në vitin 2015 për 25 milionë euro.

Ai ka luajtur edhe në formë huazimi te Sampdoria, ndërsa si lojtar profesionist te Giallorossët ka qenë në vitet 2012-2015.

Romagnoli rinovon me Milanin deri në vitin 2022 (Foto: Getty Images)

Prej se iu bashkua Rossonerëve, Romagnoli ka regjistruar më shumë se 100 paraqitje për klubin kuqezi.

Nga ana tjetër, ai është përfshirë edhe në ekipin kombëtar të Italisë. /Telegrafi/