Alessio Romagnoli është jashtë skuadrës së Milanit për Derby della Madonnina kundër Interit, por është kthyer Ante Rebic.
Rossonerët do ta zhvillojnë derbin kundër rivalit lokal me mungesa, si Mike Maignan, Junior Messias, Samu Castillejo, Alessandro Plizzari dhe Theo Hernandezin e suspenduar.
Romagnoli i është bashkuar së fundmi listës për shkak të një inflamacioni në muskul, ashtu që Simon Kjaer pritet të startojë me Fikayo Tomori në qendër të mbrojtjes.
Lajm i mirë për trajnerin Stefano Pioli është rikthimi i sulmuesve, Rebic dhe Pellegri, të cilët janë në dispozicion pas lëndimeve të mëparshme.
Skuadra e plotë e Milanit
Jungdal, Mirante, Tatarusanu; Ballo-Touré, Calabria, Conti, Florenzi, Gabbia, Kalulu, Kjaer, Tomori; Bakayoko, Bennacer, Diaz, Kessie, Krunic, Saelemaekers, Tonali; Giroud, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Pellegri, Rebic.
/Telegrafi/