Telegrafi

Romagnoli në listën e Barcelonës për përforcime

Alessio Romagnoli është në listën e Barcelonës dhe do të synohet të afrohet në afatin kalimtar të verës.

Barcelona kërkon ta përforcojë repartin e mbrojtjes, ku ka në shënjestër disa emra.

Sipas Mundo Deportivo, 26-vjeçari shikohet si një element shumë i vlefshëm i cili mund të shtojë forcën në prapavijën e blaugranave.

Kartoni i kapitenit të Milanit mund të mos i kushtojë shumë Barcelonës.

Kjo pasi Romagnolit i skadon kontrata me Milanin në verën e vitit 2022 dhe për të mos u humbu falas pas një viti kuqezinjtë mund ta shesin më lirë. /Telegrafi/