Garë e ashpër po zhvillohet në Itali për një vend që i dërgon skuadrat në Ligën e Kampionëve.
Juventus dhe Napoli janë më të qeta, ndërsa edhe Interi ka krijuar një distancë prej gjashtë pikësh nga Roma e vendit të gjashtë.
Milani aktualisht zë pozitën e katërt, ndërsa për këtë ka folur edhe kapiteni i tyre Alessio Romagnoli.
Reprezentuesi italian thotë se Interi e ka të sigurt pozitën e tretë nëse nuk bëjnë ndonjë gabim, ndërsa për pozitën e katërt luftojnë katër ekipe.
“E dimë se kemi gabuar interpretimin e disa ndeshjeve dhe se derbi na ka djegur. Duhet të rinisim, të izolohemi nga e kaluara edhe të shohim para”.
“Të mendojmë vetëm për të shtunën, ndeshje pas ndeshje. Përveç nesh janë Roma, Atalanta dhe Lazio”.
“Mendoj se garojnë katër ekipe për vendin e katërt, ndërsa Interi e ka siguruar vendin e tretë, vetëm nëse do të bëjë ndonjë gabim mund të mos shkojë në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Romagnoli. /Telegrafi/