Roma thuhet të jenë sërish në kërkim të mesfushorit turk të Besiktasit, Oguzhan Ozyakup, i cili vlerësohet 10 milionë euro.
Sipas gazetës Il Romanista, 26-vjeçari tashmë ka dhënë dritën jeshile për një transferim të mundshëm në Olimpico.
Ai është i etur të luajë së bashku me shokun e kombëtares turke, Cengiz Under, në skuadrën Giallorossi.
Besohet se çdo ofertë për të blerë Ozyakup do të duhej të ishte në rajonin e 10 milionë eurove për të qenë e suksesshme.
Ozyakup ka lindur në Holandë dhe gjithashtu ka një pasaportë të BE-së, kështu që nuk do të zinte asnjë vend ekstra-komunitar te italianët.
Mesfushori turk ka kaluar disa kohë në Akademinë e Arsenalit për të rinjtë si adoleshent, por pa arritur t’i bind drejtuesit e ekipit të parë.
26-vjeçari ka qenë edhe në të kaluarën i kërkuar nga Roma, teksa është pëlqyer edhe nga Milani dhe Interi. /Telegrafi/