Roma është duke u përballur me probleme të mëdha financiare, gjë që mund t’i humbas yjet kryesorë të skuadrës.
Njëri nga lojtarët më të kërkuar të Romës është padyshim talenti i madh italian Nicolo Zaniolo.
20-vjeçari prej dy vitesh po shkëlqen me fanellën e Romës dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.
Manchester City, Liverpool, Tottenham Hotspur, PSG e Juventus janë skuadrat e interesuara për yllin italian.
Roma dëshiron ta mbajë lojtarin, por ka një cak të parave ku do të dorëzohej nëse vije një ofertë e tillë.
Giallorosët i kanë njoftuar skuadrat e interesuara se do ta lejonin largimin e Zaniolos vetëm nëse vije një ofertë mbi 70 milionë euro.
Mediat italiane kanë raportuar se Roma vështirë se do ta marrë këtë ofertë, pasi klubet e mëdha momentalisht po përballën në kriza financiare dhe nuk duan të shpenzojnë një shumë të tillë.
Gjithsesi klubi më i interesuar për Zaniolon mbetet Juventusi, me Zonjën e Vjetër që i ka ofruar Romës shkëmbimin me Federico Bernardeschin dhe një pjesë të parave në këmbim të xhevahirit të kryeqytetasve. /Telegrafi/