Drejtori gjeneral i Romës, Tiago Pinto, e konfirmon se Granit Xhaka donte të bashkohej me klubin nga kryeqyteti italian, por ishte Arsenali që nuk e lejoi largimin e tij.
Pinto ka folur për negociatat në lidhje me mesfushorin shqiptar, duke thënë se dikur u desh të dorëzoheshin dhe të kërkonin tjera alternativa.
“Ky ishte afati kalimtar më i vështirë në historinë e futbollit dhe mendoj se në fund të ditës ne bëmë mirë”.
Tiago Pinto on the difficulties of slimming down the squad size over the summer…
Everything else the club's General Manager said during his press conference today…
📒 ➡️ https://t.co/GPGqzTa6eq pic.twitter.com/pgUQlfzTKN— AS Roma English (@ASRomaEN) September 1, 2021
“Ne sollëm trajnerin më të mirë në botë dhe ndërtuam një skuadër më të fortë”.
“Xhaka? Nuk bëhet fjalë për buxhetin, të gjithë e dinë që ne ishim të interesuar për Granit Xhakën, por negociatat nuk mund të vazhdonin dhe ne duhej të përqendroheshim në atë që ishte më urgjente për këtë ekip”.
“Xhaka donte të vinte te Roma, Arsenali nuk kishte ndërmend të shiste, kështu që ishte një keqardhje në atë kohë ku ishin bisedimet”, ka thënë Pinto. /Telegrafi/