Telegrafi

Roma do t’ia ndërpresë më herët huazimin Renato Sanchesit

Aventura e Renato Sanches te Roma do të përfundojë vetëm pas katër muajsh.

Mesfushori portugez iu bashkua Romës më 16 korrik të këtij viti dhe duket se do të rikthehet gjashtë muaj më herët te PSG.

26-vjeçari u huazua për një vit te Roma, por Jose Mourinho nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjet e tij dhe me lëndimet e shpeshta që ka portugezi.

Lexo po ashtu E poshtëroi Sanchesin, Mourinho i kërkon falje portugezit dhe tregon të ardhmen e tij

Sanches ka luajtur nëntë ndeshje me Giallorosët mes kampionatit dhe Ligës së Evropës ku në total ka 228 minuta dhe ka realizuar një gol.

Roma i ka bërë të qartë PSG-së se do ta rikthejnë lojtarin në Parc de Princes në janar.

Lexo po ashtu Mourinho tregon autoritetin e tij – e bën horë Sanchesin, e fut në lojë në pjesën e dytë dhe e zëvendëson pas 18 minutave

Nga ana tjetër PSG po punon që ta gjej një skuadër të re për portugezin pasi ai nuk është në planet e trajnerit Luis Enrique.

Turqia dhe Arabia Saudite janë dy opsionet ku Sanches pritet ta vazhdoj karrierën pas muajit janar. /Telegrafi/