Njëri nga mesfushorët më të talentuar italian, Lorenzo Pellegrini pritet të rikthehet në Romë.
Talenti i Sassuolos ka shkëlqyer këtë edicion në të gjitha garat duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar katër asistime.
Mediat italiane kanë raportuar se Roma ka mundësinë e riblerjes së lojtarit në verën e këtij viti për një shumë prej 10 milionë euro.
Këtë klauzolë ‘Giallorosët’ do ta përdorin për ta bërë ta rikthyer në ‘Olimpico’ 20-vjeçarin.
Pellegrini është lojar i akademisë së Romës dhe shihet si e ardhmja e klubit romak.
Interesim për të kanë shprehur edhe dy gjigantët tjerë italian, Milan dhe Juventus. /Telegrafi/