Nikola Kalinic iu bashkua Romës në fund të afatit kalimtar veror nga Atletico Madrid.
Sulmuesi kroat erdhi te Roma si huazim nga Atletico Madrid, por pa arritur ta bind trajnerin Fonseca.
Kroati ka zhvilluar pesë takime mes kampionatit dhe Ligës së Evropës dhe në total ka vetëm 182 minuta të luajtura.
Roma do ta largojë kthejë atë gjatë afatit kalimtar të janarit në Atletico, pasi nuk është e interesuar ta mbajë shumë.
Giallorosët tanimë kanë edhe tre emra në listë, ku njëri nga ta do të transferohet në kryeqytetin italian për ta zëvendësuar Kalinicin.
Mariano Diaz i Real Madridit, Moise Kean i Evertonit dhe Haris Seferovic i Benficës janë tre lojtarët në listën e Romës.
Përparësi ka Moise Kean pasi tanimë Roma ka biseduar me agjentin e lojtarin dhe mund të vijë sulmuesi i ri si huazim me të drejtë blerje. /Telegrafi/