Skuadra italiane Roma po synon të përforcohet në repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar veror.
Giallorosët janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe një të majtë.
E për këtë kryeqytetasit italian kanë rikthyer sytë tek kampionati holandez Eredivisie.
Për krahun e djathtë të mbrojtjes, Roma është duke biseduar me Ajaxin për marokenin Noussair Mazraoui, i cili pritet ta zëvendësojë Alessandro Florenzin që do të largohet përfundimisht nga Olimpico.
E për ta sjell Mazraouin në kryeqytetin italian, Roma është duke përgatitur një ofertë prej 10 milionë eurove.
Edhe për krahun e majtë të mbrojtjes Giallorosët pritet të përforcohen nga Eredivisie, ku synohet zviceran Ricardo Rodriguez.
27-vjeçari është i huazuar nga Milani tek PSV Eindhoven ku klubi holandez nuk ka mundësi ta blejë për shkak se po kalon nëpër një krizë financiare.
Rodriguez e njeh mjaftë mirë Serie A pasi ka kaluar dy vite më parë te Milani dhe Roma është gati të shpenzojë rreth tetë milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/