Telegrafi

Roma shkatërron Plzenin në ‘Olympico’, Dzeko shënon tri herë

ROME, ITALY - OCTOBER 02: Cengiz Under of AS Roma celebrates with his team-mates after scoring the team's third goal during the Group G match of the UEFA Champions League between AS Roma and Viktoria Plzen at Stadio Olimpico on October 2, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma ka arritur të shënojë fitore me rezultat të thellë 5-0 ndaj Plzenit.

Italianët e nisën mirë pasi që shënuan që në minutën e tretë me Edin Dzekon.

Boshnjaku mori një top jashtë zone ku bëri disa hapa dhe me një gjuajtje të saktë shënoi për 1-0.

Edin Dzeko . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Në fund të pjesës së parë Dzeko shënoi edhe një herë. Hakim i bukur nga Under, ku Dzeko e pranoi topin me gjoks dhe me gjuajtje të fortë shënoi pëtr 2-0.

Pjesa e dytë nisi mirë për Romën.

Festa e Romës. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Asistimin e Lorenzo Pellegrinit e ktheu në gol turku Under që shënoi për 3-0.

Cengiz Under . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Në minutën e 73-të ishte radha e Under që të asistojë për Kluivertin që shënoi për 4-0.

Justin Kluivert . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Në fund shënoi Dzeko për 5-0 për ta kompletuar het-trikun.

Roma iu gëzua tri pikëve të para në Ligën e Kampionëve për këtë edicion. /Telegrafi/