Telegrafi

Roma rrit çmimin e Dzekos për ta larguar interesimin e Interit

Edin Dzeko (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma thuhet se po e rrit çmimin e tyre për sulmuesin Edin Dzeko në 20 milionë euro plus bonuse në një përpjekje për ta larguar interesimin e Interit.

Nerazzurrët kanë rënë dakord për kushtet personale me boshnjakun disa muaj më parë dhe ai së bashku me Romelu Lukakun e Manchester Unitedit janë zgjedhjet e para për trajnerin Antonio Conte.

Sidoqoftë, Giallorossët janë duke mbajtur çmimin e tij në 20 milionë euro dhe nuk do të bien asnjë cent më poshtë gjatë gjithë verës.

Lexo po ashtu Dzeko i vë ultimatum Interit

Oferta nga klubi zikaltër ishte më së shumti 12 milionë euro plus tre milion bonuse.

Dzeko në ndeshjen ndaj Torinos (Foto: Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës La Repubblica, Roma tani përveç çmimit të kërkuar prej 20 milionë eurosh ka shtuar edhe bonuset që lidhen me performancën.

Kontrata e Dzekos do të skadojë në fund të sezonit, kështu që tani ata do të fillojnë gjithashtu bisedimet për një zgjatje të kontratës. /Telegrafi/