Roma thuhet se po e rrit çmimin e tyre për sulmuesin Edin Dzeko në 20 milionë euro plus bonuse në një përpjekje për ta larguar interesimin e Interit.
Nerazzurrët kanë rënë dakord për kushtet personale me boshnjakun disa muaj më parë dhe ai së bashku me Romelu Lukakun e Manchester Unitedit janë zgjedhjet e para për trajnerin Antonio Conte.
Sidoqoftë, Giallorossët janë duke mbajtur çmimin e tij në 20 milionë euro dhe nuk do të bien asnjë cent më poshtë gjatë gjithë verës.
Oferta nga klubi zikaltër ishte më së shumti 12 milionë euro plus tre milion bonuse.
Sipas gazetës La Repubblica, Roma tani përveç çmimit të kërkuar prej 20 milionë eurosh ka shtuar edhe bonuset që lidhen me performancën.
Kontrata e Dzekos do të skadojë në fund të sezonit, kështu që tani ata do të fillojnë gjithashtu bisedimet për një zgjatje të kontratës. /Telegrafi/