Papu Gomez ka vendosur të largohet nga Atalanta pas një kohe të gjatë të kaluar në klub.
Sulmuesi argjentinas ka pasur probleme së fundmi me trajnerin Gasperini dhe largimi nga klubi duket i pashmangshëm në janar.
32-vjeçari është pjesë e zikaltërve që nga viti 2014 ku ka qenë lojtari kryesor dhe kapiten i klubit.
Gomez megjithatë nuk sheh të ardhme në Bergamo dhe largimi duket i sigurt gjatë afatit kalimtar dimëror.
Interi ka qenë skuadra e parë që ka shprehur interesim për transferimin e tij, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Roma.
Giallorosët janë në kërkim të një sulmuesi anësor dhe Gomez duket i duhuri për repartin ofensivë.
Atalanta nga ana tjetër dëshiron ta shes yllin e tyre në janar dhe synon që të fitojë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/