Site icon Telegrafi

Roma refuzon ofertën e parë të Juventusit për Zaniolon

Juventusi thuhet se pati përpjekjen e parë për të nënshkruar me Nicolo Zaniolon, por u refuzuan nga Roma.

Sipas gazetës Tuttosport, drejtori sportiv i Bianconerëve, Fabio Paratici, u përpoq të premten e kaluar t’i ofrojë drejtorit të Romës, Guido Fienga, një marrëveshje shkëmbimi për ta sjellë Zaniolon në Allianz Stadium.

Por, gazeta shkruan se Roma e mbajti veten, pavarësisht se luftonte ekonomikisht dhe mund të duhet të shesë lojtarë për të mbajtur yjet e tyre.

Lexo po ashtu Roma në borxhe të mëdha, pritet shitja e dy yjeve Zaniolo dhe Pellegrini

Giallorossët kanë hedhur poshtë përpjekjen e parë nga dhe do të kërkojnë mundësi për ta mbajtur reprezentuesin e Italisë në Olimpico.

Raportet e mëparshme në mediat italiane kanë sugjeruar që Zonja e Vjetër ishte e përgatitur për të ofruar njërin nga Rolando Mandragora, Daniele Rugani, Federico Bernardeschi dhe Cristian Romero plus para.

Lexo po ashtu Roma i vendos çmimin përfundimtar Zaniolos

Vështirësitë e buxhetit të Romës mund t’i detyrojnë ata që përfundimisht të shesin, por raporti pretendon se ata do të vlerësojnë vetëm një marrëveshje të parave të gatshme nga cilindo klub i interesuar.

Shuma e kërkuar nga Giallorossët për yllin italian thuhet se është rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version