Roma ka refuzuar oferta deri në 35 milionë euro nga Monaco dhe Arsenali për Cengiz Underin.
Sipas Tuttomercatoweb, për turkun ka interesim të madh, pas një sezoni të mirë në Serie A.
Ai mbush 21 vjet në korrik, ndërsa ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë dy asistime në 32 ndeshje.
Monchi e bleu për 13.4 milionë euro nga Basaksehir verën që shkoi.
Monaco ka ofruar 35 milionë euro, ndërsa Arsenali ka ofruar 30 milionë euro.
Giallorossët nuk duan të provohen nga shërbimet e tij nën shumën e 50 milionë eurove.
Under është kthyer në njërin prej lojtarëve kryesorë të Roma këtë edicion. /Telegrafi/