Telegrafi

Roma po pret përgjigjen e Dybalas

Roma po pret një përgjigje nga Paulo Dybala pas takimit të së dielës, sipas raportimeve në Itali.

Raportimet e fundit kishin sugjeruar se opsionet e mbetura të La Joya për një transferim janë Giallorossët dhe Napoli.

Dhe Sky Sport Italia raporton se një takim midis zyrtarëve të Romës dhe atyre të Dybalas u zhvillua të mërkurën me klubin tani në pritje të një përgjigjeje.

Lexo po ashtu Dybala ka biseduar me Mourinhon - oferta e Romës është më e mira, por argjentinasi po pret Napolin dhe Interin

Prej kohësh është raportuar se argjentinasi ka qenë një kërkesë personale nga trajneri i Romës, Jose Mourinho dhe raportimi sugjeron se ai dhe klubi shpresojnë se sulmuesi argjentinas do ta pranojë ofertën e tyre.

Portugezi u citua kohët e fundit të ketë thënë se ai ishte “i frustruar” me mungesën e aktivitetit të transferimit të Romës, por raportohet se e kishte bërë Dybalan objektivin e tij nr. 1.

Dybala iu bashkua Juves nga Palermo në vitin 2015, duke fituar pesë tituj të Serie A si dhe Kupën e Italisë në katër raste.

Në total, ai bëri 293 paraqitje për Bianconerët dhe shënoi 115 gola para se të largohej si i lirë pas skadimit të kontratës së tij. /Telegrafi/