Roma po has në vështirësi për ta transferuar mbrojtësin anglez Chris Smalling.
Qendërmbrojtësi anglez kaloi edicionin e kaluar si i huazuar te Roma nga Manchester United, por klubi italian nuk e kishte mundësinë e blerjes.
Roma tani synon ta rikthejë në Olimpico atë dhe kjo është edhe dëshira e lojtarit, por ende janë larg për të arritur një marrëveshje me Unitedin.
Djajtë e Kuq duan të fitojnë 20 milionë euro nga shitja e Smalling, teksa Roma nuk ofron më shumë se 14 milionë.
Duke parë vështirësitë për të nënshkruar me Smalling, Roma ka kthyer sytë ka tjera opsione.
Giallorosët kanë kontaktuar agjentët e dy mbrojtësve që luajnë në kampionatin turk, Domagoj Vida (Besiktas) dhe braziliani Marcao (Galatasaray).
Si kroati ashtu edhe braziliani kanë një kosto më të ulët se Smalling dhe Roma po tenton transferimin e njërit nga ta.
Trajneri Fonseca ka bërë me dije se kërkon vetëm anglezin, por nëse palët nuk arrijnë marrëveshje portugezi duhet të kënaqet me njërin mes Vidas ose Marcaos. /Telegrafi/