Roma janë vënë pas tre mesfushorëve, në tentim për të zëvendësuar të larguarin, Miralem Pjanic.
Skuadra italiane kë vënë në shënjestër mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic, Georginio Wijnaldum të Neëcastle dhe Alex Witsel të Zenit.
Sipas italianes Leggo, drejtori sportiv Walter Sabatini është i etur për të nënshkruar me njërin nga këta tre mesfushorë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Mesfushori i Real Madrid është një opsion i shtrenjtë me 25 milionë euro, por kushtet janë të favorshme për të marrë atë, pasi lejohet një huazim i thjeshtë me mundësi blerje në fund të sezonit.
Ndërkohë, Wijnaldum ka kërkuar nga Newcastle që të shitet dhe është vënë në krye të listës së Sabatinit, ashtu sikurse edhe mesfushori i Zenit St Petersburg. /Telegrafi/