Domagoj Vida do të largohet nga Besiktasi tre muaj para ditëlindjes së 30-të dhe vetëm një vit pasi nënshkroi me klubin turk.
Gjiganti turk është në një krizë të madhe financiare dhe nuk po mund të përballet me pagën e lartë të kroatit.
Pas Pepes, Ricardo Quaresma dhe Ryan Babelit, mbrojtësi nuk do të jetë pjesë e “Shqiponjave të Zeza”, edhe pse ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Roma, natyrisht, është në dijeni të situatës së Besiktasit dhe i ka ofruar 7.5 milionë euro për Vidën, edhe pse Besiktas kërkoi 10 milionë.
Sipas mediave italiane, romakët do të nënshkruajnë gjatë ditës së nesërme (e enjte) me lojtarin në formë huazimi me të drejt blerje në fund të sezonit.
Por, turqit nuk dëshirojnë të dëgjojnë asnjë ofertë për huazim dhe po këmbëngulim në shumën e lartcekur.
Ndryshe, italianët shkruajnë se 29-vjeçari do të fitojë dy milionë euro në vit në rast se bëhet pjesë e Romës. /Telegrafi/