Site icon Telegrafi

Roma nuk do të humbë një tjetër mesfushor, përgatit kontratë të re për Nainggolan

Roma është gati ta paguajë Radja Nainggolanin katër milionë euro për sezon, në mënyrë që ta pengojë kalimin e tij te Chelsea.

Giallorossët nuk duan ta humbin një tjetër mesfushor, pas largimit të Miralem Pjanicit drejt Juventusit.

Mësoni të rejat për TRANSFERIMET

Prandaj, sipas njoftimeve më të reja, klubi kryeqytetas ka përgatitur një kontratë të re për lojtarin.

Sipas Il Corriere della Sera, rroga e tij aktuale (3.2 milionë euro në vit) do të ngritet në katër milionë euro.

Në ndërkohë, Chelsea po vazhdon përpjekjet për të siguruar shërbimet e belgut 28-vjeçar. Blutë janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë euro për të. /Telegrafi/

Exit mobile version