Site icon Telegrafi

Roma nuk e dëshiron Batshuayin në marrëveshjen me Dzekon

Raportohet se Roma është duke pritur ofertën zyrtare nga Chelsea për Edin Dzekon dhe Emerson Palmierin, por ata nuk dëshirojnë Michy Batshuayi.

Besohet se boshnjaku tashmë është pajtuar me kushtet për t’iu bashkuar Bluve, ndërsa bashkëlojtari i tij brazilian është në rrugë të mirë.

Lexo po ashtu Djaloshi ia kërkon Hazardin fanellën nëpërmjet një pankarte, belgu i përgjigjet (Video)

Dzeko pritet të ketë rrogë tetë milionë euro për sezon, ndërsa transferimi i tij mendohet se do të kushtojë 50 milionë euro dhe 10 në formë  të bonuseve.

Sipas Sky Italia, klubi londinez dëshiron të fut në marrëveshje Batshuayin, por kjo ide nuk pëlqehet nga klubi italian.

31-vjeçari këtë sezon në Serie A ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Edin Dzeko gjatë një dueli me Milan Skriniarin (Getty Images)

Edhe pse Alvaro Morata ka shënuar dhjetë gola këtë sezon dhe ka katër asistime tashmë në Ligën Premier, Chelsea nuk duket e kënaqur me formën e treguar nga spanjolli.

Dzeko në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt dhe Wolfsburgut. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZVL9bt82RTg

Exit mobile version