Telegrafi

Roma në bisedime me dy skuadrat angleze për shitjen e Roger Ibanez

Roma duhet të shesë para datës 30 qershor për t’i përmirësuar bilancet për ‘FFP’.

E i sakrifikuari i Giallorosëve duket se është qendërmbrojtësi brazilian Roger Ibanez, i cili do të largohet nga Olimpico pas tre viteve qëndrim.

Ibanez pëlqehet shumë në Angli, me drejtorin sportiv të Romës, Tiago Pinto që ka hapur negociatat me dy klubet, West Ham United dhe Tottenham Hotspur.

Lexo po ashtu Klubet angleze po e monitorojnë Ibanezin, Roma e gatshme ta shes në verë

Giallorosët janë të gatshëm ta shesin yllin brazilian dhe duan të fitojnë së paku 30 milionë euro nga largimi i tij.

Por përveç dy skuadrave londineze, në garë për Ibanezin mbetet edhe skuadra e madhe spanjolle Atletico Madrid.

Roma ka gjetur tanimë zëvendësuesin e brazilianit, pasi ka siguruar shërbimet e Evan Ndickas.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Romën, ku ka realizuar tre gola. /Telegrafi/