Telegrafi

Roma mposhtet nga Fiorentina, rezultat që i konvenon Interit dhe Lazios

Marco Benassi duke festuar golin ndaj Romes (Foto: Getty Images)

Roma është mundur në shtëpi nga Fiorentina me rezultat 0-2 në Serie A.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë, por ishin mysafirët ata që u treguan konkret para portës kundërshtare.

Goli i parë në takim u shënua nga Marco Benassi në minutën e shtatë të takimit.

Marco Benassi gjatë një aksioni ndaj Romës (Foto: Getty Images)

Vendasit provuan në vazhdim me Kevin Strootman (10’), Konstatinos Manolas (11”) dhe Edin Dzekos (13’, 27’), por asnjëri nuk arriti të tundë rrjetën e Marco Sportiellos.

Siç thotë ligji i pashkruar i futbollit ‘kur nuk shënon, pëson’, atëherë në skenë doli Giovanni Simeone (39’) dhe mposhti Alisson Beckerin pas një vrapimi të bukur.

Giovanni Simeone duke festuar golin ndaj Romës në Stadio Olimpico (Foto: Getty Images)

Pjesa e dytë ishte më e qet dhe me më pak raste nga të dy anët.

Pas kësaj fitore Roma vazhdon në vendin e tretë me 60 pikë (një më shumë se Interi që të dielën luan ndaj Torinos dhe tri pikë më pak se Lazio që luan kundër Udineses).

Fiorentina ngjitet në vendin e shtatë me 50 pikë, një më pak se Milani.

Ndeshja e ardhshme e Romës është kundër Lazios, pra derbi direkt për një vend që dërgon sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Viola në xhiron e radhës do të ketë punë të lehtë ndaj Spalit. /Telegrafi/