Roma është mundur në shtëpi nga Fiorentina me rezultat 0-2 në Serie A.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë, por ishin mysafirët ata që u treguan konkret para portës kundërshtare.
Goli i parë në takim u shënua nga Marco Benassi në minutën e shtatë të takimit.
Vendasit provuan në vazhdim me Kevin Strootman (10’), Konstatinos Manolas (11”) dhe Edin Dzekos (13’, 27’), por asnjëri nuk arriti të tundë rrjetën e Marco Sportiellos.
Siç thotë ligji i pashkruar i futbollit ‘kur nuk shënon, pëson’, atëherë në skenë doli Giovanni Simeone (39’) dhe mposhti Alisson Beckerin pas një vrapimi të bukur.
Pjesa e dytë ishte më e qet dhe me më pak raste nga të dy anët.
Pas kësaj fitore Roma vazhdon në vendin e tretë me 60 pikë (një më shumë se Interi që të dielën luan ndaj Torinos dhe tri pikë më pak se Lazio që luan kundër Udineses).
Fiorentina ngjitet në vendin e shtatë me 50 pikë, një më pak se Milani.
Ndeshja e ardhshme e Romës është kundër Lazios, pra derbi direkt për një vend që dërgon sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.
Viola në xhiron e radhës do të ketë punë të lehtë ndaj Spalit. /Telegrafi/
https://twitter.com/Alessia_Nov/status/982651564648222721
https://twitter.com/Alessia_Nov/status/982659699958059010