Roma këtë edicion ka pasur shumë probleme me tre trajnerë deri më tani që kanë drejtuar kryeqytasit.
E nisi Daniele De Rossi për të vazhduar Ivan Juric dhe tani Claudio Ranieri i cili po mundohet ta rikthejë në binarë klubin e tij.
Pas fillimit të tmerrshëm, Roma po kërkon të përforcohet dhe tanimë kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë holandez, Devye Rensch.
Giallorosët kanë gjetur marrëveshje totale me lojtarin, derisa po pritet ta bëjnë të njëjtën gjë edhe me Ajaxin.
Rensch ka kontratë me Ajaxin deri në verë dhe Roma është e gatshme të paguajë pesë milionë euro për ta kompletuar transferimin e tij tani.
Pasi të kompletohet transferimi i Rensch, Roma do të kthejë sytë te Davide Frattesi.
Giallorosët duan me çdo kusht rikthimin e mesfushorit i cili ka vendosur të largohet nga Interi.
Megjithatë transferimi i Frattesit nuk është aspak i lehtë, pasi Interi kërkon 45 milionë euro për të. /Telegrafi/