Roma duket se do të jetë shumë aktive në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Gjiganti italian po kërkon edhe dy futbollistë për ta përforcuar skuadrën, një në mesfushë dhe një tjetër në mbrojtje.
Objektivi kryesor i Romës për repartin defensivë tani është anglezi i ri Trevoh Chalobah.
Qendërmbrojtësit anglez i është bërë me dije se nuk do të ketë hapësira këtë sezon te Chelsea dhe londinezët janë gati ta huazojnë atë.
Drejtori i pëegjithshëm i Romës, Tiago Pinto tanimë ka kontaktuar londinezët për t’i kërkuar huazimin e Chalobah.
Jose Mourinho e pëlqen mbrojtësin shtatlartë dhe i ka garantuar atij se do të ketë minuta të shumtë me fanellën e Romës.
Një rol të rëndësishëm për ardhjen e anglezit mund ta luaj edhe shoku i tij i mirë Tammy Abraham që sot pas ardhjes në Romë nga Chelsea është ndër yjet më të mëdha të Giallorosëve.
Gjithsesi Roma nuk do ta ketë të lehtë angazhimim e anglezit pasi në garë për të janë edhe Inter, Milan, Tottenham Hotslur e Everton. /Telegrafi/