Roma thuhet se ka rinovuar interesimin e tyre për sulmuesin anësor të Milanit, Suso, i cili ka një klauzolë lirimi prej 40 milionësh në kontratën e tij.
Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, spanjolli do të ishte më i përshtatshëm për të punuar me Paulo Fonseca sesa trajnerin e ri të Rossonerëve, Marco Giampaolo.
Aktualisht ka vetëm një qasje për të kërkuar informacion, por ekziston një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila shkon deri në qershor të 2022.
Milan nuk ka marrë ofertat që prisnin për Suson, pasi klubet nga Liga Premier dhe ato spanjolle nga La Liga ndalën interesimin.
25-vjeçari ka qenë në San Siro që nga janari i vitit 2015, ndërsa pati një huazim të shkurtër te Genoa në vitin 2016. /Telegrafi/